Raportohet se i dyshuari për aksidentin me fatalitet është zyrtar policor

Raportohet se i dyshuari për aksidentin me fatalitet është zyrtar policor

Një aksident me fatalitet ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, raporton Gazeta “Enigma“.

Sipas sinjalit, personi që dyshohet se ka shkaktuar aksidentin me pasojë vdekjeje më 25 korrik 2025 në rrugën Prishtinë–Mitrovicë është Bedri Ferati, zyrtar policor në Stacionin Policor të Mitrovicës së Jugut.

Aksidenti ndodhi rreth orës 18:17 në fshatin Llazarevë, ku vetura e tipit VW Golf 4, me ngjyrë të zezë, e drejtuar nga zyrtari policor, ka goditur për vdekje një këmbësor.

Viktima është Liman Shyti, rreth 53-vjeçar në Oshlan, i cili punonte si staf civil në Policinë e Kosovës. Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen në vendin e ngjarjes.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësia e trafikut, ndihma e shpejtë, hetues të njësisë së trafikut, drejtori i trafikut rajonal, si dhe zyrtari i IPK-së. Po ashtu, është njoftuar Prokurori Kujdestar, si dhe ka intervenuar ekipi i Mjekësisë Ligjore.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërkohë që shkaku i aksidentit mbetet nën hetime.

Related Articles