Rreth një vit e gjysmë më parë, Policia e Kosovës kishte zbuluar dhe asgjësuar 11 laboratorë të kultivimit të marihuanës në veri të Kosovës, që dikur kontrollohej nga Milan Radoiçiq, njeriut që tashmë kërkohet nga interpoli për sulmin e armatosur në Banjskë të Zveçanit.
Dhe siç raporton BIRN në gjuhën serbe, policët që kanë menaxhuar me këtë aksion tregojnë se njerëzit e kapur gjatë aksionit në këta laboratorë janë të lidhur me Radoiçiqin.
Ndryshe, bëhet fjalë për laboratorin e drogës në fshatin Izvor, që gjendet në mes të Leposaviqit dhe Zubin Potokut, pranë kufirit me Serbinë, ku thuhej se është zbuluar “ferma më e madhe e marihuanës në veri të Kosovës”.
Në laboratorin në fshatin Izvor, që gjendet në mes Leposaviqit dhe Zubin Potokut, afër kufirit me Serbinë, ishte lokalizuar laboratori më i madh i kultivimit të drogës në veri të Kosovës. Në maj, raporton BIRN-i, mijëra fije të kanabisit.
Sipas raportimit, laboratori në këtë fshat ishte më i pajisuri për rritjen e marihuanës, pasi kishte pajisjet më moderne, të cilat përfshinin një numër të madh kondicionerësh dhe filtra të veçantë që parandalojnë përhapjen e erës së marihuanës jashtë zonës ku kultivohej.
“Të gjitha kondicionerët, ajrosja, të gjithë filtrat… Janë gjetur edhe laboratorë të tjerë në veri, por asnjëri prej tyre nuk kishte ato filtra të veçantë që pengojnë përhapjen e erës së kanabisit jashtë“, deklaroi Veton Elshani nga Policia e Kosovës për BIRN.
Kujtojmë se në këtë laborator u gjetën mijëra bimë kanabisi.
Tutje, në këtë artikull flitet edhe për marrëdhëniet në mës Radoiçiqit dhe Zvonko Veselinoviqit, një biznesmen kontravers nga veriu i Kosovës, që aktualisht gjendet në Serbi. Duke u bazuar në burime, BIRN-i shkruan se Veselinoviqi ka një rol më dominant në këto raport.
Siç është thënë më tej, në dy raste janë ngritur aktakuza, ndërsa për të tjerat hetimet janë ende në vazhdim.
Sipas Elshanit, një numër i madh i personave janë arrestuar, shumica serbë, disa nga Kosova dhe në një rast, 90 për qind e të përfshirëve ishin nga Serbia.
Siç ka bërë të ditur më tej ai, shumë prej tyre tashmë kishin kryer vepra kriminale në Serbi dhe shumë prej tyre u larguan në Serbi gjatë aksioneve të policisë së Kosovës.