Vedat Muriqi duket se do të largohet nga Spanja gjatë kësaj vere.
Pas disa sezoneve të kaluara në Mallorca, rënia e klubit nga liga ka bërë që sulmuesi kosovar të shikojë alternativa tjera, shkruan Gazeta Express.
Gazetari i njohur, Nicolo Schira raporton se Muriqi ka arritur marrëveshje personale me Fenerbahcen për kontratë deri në vitin 2029.
Tani, gjiganti turk është në bisedime me Mallorcan për të arritur marrëveshje për çmimin e transferimit.
🚨 Excl. – Vedat #Muriqi has agreed personal terms for a contract until 2029 with #Fenerbahçe and is getting closer to return to #Fener, which are in talks with #RealMallorca to reach a deal. #transfers— Nicolò Schira (@NicoSchira) May 29, 2026
