Ish-ushtari i UÇK-së, Hasan Dakaj, raportohet se është liruar nga burgu në Serbi.
I njëjti ishte arrestuar bashkë me vëllain e tij, janarin e vitit të kaluar teksa po e kalonte kufirin në Merdarë.
Ata ishin nisur në drejtim të Italisë.
Ministria e Punëve të Jashtme ende nuk ka dalur me njoftim në lidhje me këto raporte.