Raportohet se viktima në Gjakovë është xhaxhai i finalistes së “BBVK”, Elijona Binakaj

Raportohet se viktima në Gjakovë është xhaxhai i finalistes së “BBVK”, Elijona Binakaj

Një person ka mbetur i vrarë në Gjakovë në orët e para të mëngjesit.

Viktima është Rasim Binakaj, 38- vjeçar.

Mësohet se viktima është xhaxhai i ish-finalistes së “BBVK4”, Elijona Binakaj.

Lidhja e tyre është mësuar nga kërkimet në rrjetet sociale ku është parë që në vitin 2021, tashmë i ndjeri, kishte njoftuar për aksidentin tragjik në Kroaci, ku kishin mbetur të vdekura nëna dhe motra e Elijones.

Nga kërkimet është parë se i ndjeri ka fotografi dhe me babain e ish-banores.

Deri më tani nuk ka pasur ndonjë reagim nga vet influencerja për këtë ngjarje të kobshme.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili dha detaje për vrasjen që ndodhi në rrugën “Vëllezërit Frashëri”.

“Sot rreth orës 05:30, jemi njoftuar se në rrugën ‘Vëllezërit Frashëri’ në Gjakovë dy persona meshkuj, të moshës madhore, janë qëlluar me armë zjarri. Si pasojë e plagëve të marra, njëri prej tyre ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes (ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij). Personi tjetër ka mbetur i plagosur dhe është dërguar për trajtim mjekësor“, ka bërë të ditur Elezaj.

Related Articles