Raportuesi për Kosovën në PE: Pa Qeveri funksionale s’mund të ketë përparim në heqjen e masave

Raportuesi për Kosovën në PE: Pa Qeveri funksionale s’mund të ketë përparim në heqjen e masave

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, ka folur për heqjen graduale të masave nga Bashkimi Evropian.

Në një intervistë për klankosova, ai ka thënë se pengesë për heqjen e masave po del të jetë mosformimi i institucioneve të reja të vendit pas zgjedhjeve nacionale të 9 shkurtit.

“Këtu hasim të njëjtën pengesë, të përmendur tashmë – formimin e një qeverie funksionale”.

“Kjo është detyra e parë dhe më e rëndësishme, sepse vetëm atëherë BE mund të normalizojë marrëdhëniet dhe të rifillojë financimin dhe projektet e zhvillimi”, ka thënë Terras.

Related Articles