Reprezentuesi i Kosovës, Elbasan Rashani, do të luajë edhe për disa vjet në Francë.
Ai të hënën ka vazhduar kontratën me skuadrën e Ligue 1, Clermont.
Me kontratën e re, Rashani 29-vjeçar do të jetë pjesë e Clermontit deri në vitin 2025. Kontrata e vjetër i skadonte në vitin 2023.
“Pasi erdhi në verën e vitit 2021 si lojtar i lirë pas përvojës në Superligën turke, Rashani u bë një prej zbulimeve të edicionit të kaluar në Ligue 1. Me tetë gola e tri asistime, reprezentuesi i Kosovës ishte golashënuesi i dytë më i mirë i skuadrës në edicionin e kaluar”, ka shkruar Clermonti.
Klubi francez ka vlerësuar kontributin e madh të Rashanit në arritjen e synimit për të mbetur në Ligue 1.
“Faleminderit Elba për besimin ndaj projektit tonë dhe të dëshirojmë një edicion të suksesshëm”, shkruan tutje në njoftimin e Clermontit.