Liria dhe Vushtrria do të ballafaqohen në ndeshjen e barazhit mes dy ekipeve që kanë përfunduar në vendin e dytë në grupin A dhe B të Ligës së Parë.
Përballja e barazhit do të zhvillohet sot në stadiumin “18 qershori” të Klinës.
Sulmuesi kosovar që vjen nga qyteti i Vushtrrisë, Milot Rashica, i ka uruar fat ish skuadrës së tij. Ai postoi një video në ‘Instagram’, duke shkruar “Paçi fat, Vushtrria”.
Kujotjmë se Rashica e kishte fituar titullin kampion me këtë skuadër.