Anësori i Kosovës, Milot Rashica, është shprehur optimist para ndeshjes me Greqinë të dielën.
Rashica ka thënë se në Greqi kanë udhëtuar për të fituar.
“Siç e dimë është ndeshja e fundit e këtij grumbullimi dhe kjo ndeshje mund të përcaktojë gjithçka. Jemi të përgatitur për të dhënë maksimumin për ta fituar këtë ndeshje”, deklaroi Rashica në konferencë për shtyp të shtunën.
“Presim me qenë ndeshje shumë e vështirë dhe është një kundërshtar tjetër prej ndeshjes së kaluar. Por besoj që me motivimin dhe gjërat e mira që kemi bërë ndeshjen e kaluar t’i shfrytëzojmë. Kemi luajtur ndaj Greqisë dhe e dimë se si luajnë dhe shpresoj që të dielën të bëjmë shumë më mirë se në ndeshjen e fundit”, ka thënë ai.
Ndeshja me Greqinë mund të jetë vendimtare për fatin e grupit. Ka tre pikë më shumë se Kosova në vendin e parë.