Pas vazhdimit të shpresës për Kosovën në kualifikim në Kampionatin Evropian “EURO 2024”, duke nxjerrë një barazim gjatë natës së mbrëmshëme kundër kombëtarës së Zvicrës, ka reaguar edhe lojtari Milot Rashica.
“Së bashku jemi më të fortë”, shkroi ai, duke ia bashkangjitur postimit edhe disa fotografi nga ndeshja e mbrëmshme.
Loja përfundoi me rezultat 2:2, teksa për kombëtaren tonë golat i shënoi Vedat Muriqi.