Rashiq: Besoj që do të jem i propozuar për ministër

Rashiq: Besoj që do të jem i propozuar për ministër

Nenad Rashiq, deputet i zgjedhur nga komuniteti serb, ka paralajmëruar se do të jetë ministër për Komunitete dhe Kthim.

Në një prononcim për mediat para se të hynte në sallën e Kuvendit për seancën konstituive, ai tha se beson që propozimi i Kurtit do të jetë me emrin e tij në të për ministër.

“Ende nuk kemi dëgjuar ekspozenë e kryeministrit, por sikur dy herë më parë, kam qenë i propozuar për ministër për Komunitete dhe Kthim, dhe besoj që do të mbetet propozimi i njëjtë”, u shpreh Rashiq.

Ai tha se do të votojë pro kandidaturës së Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit.

Rashiq tha se vendimi Kushtetueses duhet të respektohet, për sa i përket çështjes së nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb.

Related Articles