Ministri në detyrë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, deklaroi se do e votojë Fatmir Limajn për kryeparlamentar, në rast se do të jetë i propozuari i Lëvizjes Vetëvendosje.
“Deri në këtë moment nuk e di nëse do ketë emër të ri të propozuar, por do e votoja Fatmir Limajn për kryeparlamentar. Sepse siç thash pak më herët përgjegjësia është koncepti ku duhet të pranoni se ka një shumicë që ka e procesin e konstituimit dhe unë me vite njihem me Limajn personalisht sepse hera e parë kur kemi qenë në qeveri së bashku ka qenë 2007, gati 18 vjet gati. Prandaj, nuk kam asgjë kundër”, tha Rashiq.