Një ndejë private në Shtërpcë, javën që shkoi, ku i pranishëm ishte edhe Nenad Rashiq, u manifestua me ngritjen e tre gishtave gjatë pozimit për fotografi.
Veprimin me simbolin “problematik” serb e bëri edhe vetë Ministri në detyrë për Komunitete dhe Kthim i Qeverisë së Kosovës, Nenad Rashiq.
Fotoja në fjalë ishte publikuar në rrjetet sociale, por më pas “u zhduk”.
Bazuar në fotografitë tjera të publikuara në Facebook, festa me mish e raki ku u shkrep edhe kjo me Rashiqin me tre gishtat lart, u zhvillua më 5 qershor 2025, në një ndejë në një restorant në Shtërpcë.