Deputeti nga radhët e komunitetit serb në Kuvendin e Kosovës, Nenad Rashiq, do ta votonte Fatmir Limajn për kryetar të Kuvendt, nëse emri i tij kalon nga LVV-ja, raporton Gazeta Enigma.
Ai tha se s’ka asnjë informacion mbi takimin e javës së kaluar ndërmjet liderit të LVV-së, njëherësh kryeministrit në detyrë, Albin Kurti me kryetarin e Nismës, Fatmir Limaj.