Ministri në detyrë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq ka thënë se nuk ka vija të kuqe për askënd.
Por, ai shtoi se ka parime, në një prononcim pak para nisjes së seancës së 32-të konstituive, transmeton Klankosova.tv.
“Është normale që kryetarin për Kuvend e propozon VV-ja, ka disa muaj që përballemi me këtë problematik, por kur të vijë koha do të flasim. Ne nuk kemi vija të kuqe më askënd, por parime, asgjë tjetër”, u shpreh Rashiq.