Një 44-vjeçar në SHBA, ka vrarë tre fëmijët e tij, bashkëshorten dhe më pas i ka dhënë fund jetës së tij.
Mediet në vend shkruajnë se familja pesë anëtarëshe u gjet e pajetë në shtëpinë e tyre në Phoenix të SHBA-ve.
Autori Jasen Michael Hudgens vrau gruan e tij 40-vjeçare Marla Jordan Hudgens, djalin e tyre 3-vjeçar Christopher dhe binjakët e tyre 6-muajsh, Gwen dhe Faye, raportojnë mediet vendase.
Sipas People, dadoja e fëmijëve ka qenë ajo që ka gjetur trupat dhe ka lajmëruar policinë.
Dyshohet se autori ka vrarë familjen e tij dhe më pas veten me një lloj gazi helmues. /Abcnews.al