Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar dy vdekje dhe 310 persona janë shëruar, raporton Gazeta Enigma.
Nga 1835 mostra të marra nga ShSKUK, 49 prej tyre kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.
IKSHPK-ja ka njoftuar se rastet e reja vijnë nga këto Komuna.
“Rastet pozitive janë nga komunat: Leposaviq 8 raste, Prishtinë 7 raste, Gjilan 4 raste, Lipjan 4 raste, Mitrovicë 4 raste, Vushtrri 4 raste, Ferizaj 3 raste, Prizren 3 raste, Drenas 2 raste, Fushë-Kosovë 2 raste, Gjakovë 2 raste, Obiliq 2 raste, Pejë 2 raste dhe me nga një rast komunat Klinë dhe Skenderaj”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.