Një muaj paraburgim u është caktuar shtatë të arrestuarve të fundit për rastin “Brezovica”, në mesin e tyre edhe Berat Lahut të Vetëvendosjes.
Por, kjo parti e ka suspenduar atë nga pozita aktuale por edhe partia.
“Pretendimet lidhen me angazhimin e tij të mëhershëm në sektorin privat dhe nuk kanë lidhje as me angazhimin e tij aktual as me ndonjë përgjegjësi publike në kuptimin e postit publik. Deri në zbardhjen përfundimtare të këtyre pretendimeve dhe verdiktit në procesin gjyqësor që do të kryhet anëtarit Berat Lahu i suspendohet anëtarësia në subjektin tonë, vendim ky i marrë nga organet tona të brendshme përgjegjëse”, thuhet në një përgjigje të Lëvizjes Vetëvendosje për Dukagjinin.