Rasti i 5 vjeçarit në Lipjan, Ministria për Familjen: Kemi kërkuar raport të hollësishëm, shërbimet sociale janë përgjegjësi e komunave

Rasti i 5 vjeçarit në Lipjan, Ministria për Familjen: Kemi kërkuar raport të hollësishëm, shërbimet sociale janë përgjegjësi e komunave

Ministria për Familje  ka mbajtur një konferencë për media lidhur me rastin e 5vjeçarit nga Janjeva e Lipjanit, i cili dyshohet se është keqtrajtuar nga prindërit e tij.

Blerim Shabani nga kjo ministri ka thënë se është kërkuar raport i hollësishëm lidhur me trajtimin dhe menaxhimin e rastit. Ai tha se çështja e trajtimit dhe menaxhimit të rastit është një çështje e kompetencës së komunës, më saktë e Qendrës për Punë Sociale në kuadër të komunës.

Shabani shtroi se kanë ofruar pëlqimin për vendosjen e fëmijëve në strehim familjar në familjet që janë të vlerësuara dhe të aprovuara që ofrojnë shërbime për fëmijët pa përkujdesje dhe për autorizimin për njësinë inspektuese, e cila në bazë të autorizimeve që ia jep ligji i shërbimeve sociale dhe familjare ka filluar procesin e vlerësimit të rrethanave mbi përmbushjen e detyrimeve sa i përket çështjeve të menaxhimit të rastit në fjalë.

“Ne kemi kërku një raport të hollësishëm lidhur me trajtimin, menaxhimin e rastit dhe kemi autorizuar edhe njësinë inspektuese në kuadër të Ministrisë tonë. Çështja e trajtimit dhe menaxhimit të rastit është një çështje e kompetencës së komunës, për sa i përket ofrimit të shërbimeve sociale dhe familjare, më saktë e Qendrës për Punë Sociale në kuadër të komunës.

Ne kemi ofruar pëlqimin për vendosjen e fëmijëve në strehim familjar në familjet që janë të vlerësuara dhe të aprovuara që ofrojnë shërbime për fëmijët pa përkujdesje dhe për autorizimin për njësinë inspektuese, e cila në bazë të autorizimeve që ia jep ligji i shërbimeve sociale dhe familjare ka filluar procesin e vlerësimit të rrethanave mbi përmbushjen e detyrimeve sa i përket çështjeve të menaxhimit të rastit në fjalë”, tha Shabani në një konferencë për media./

Related Articles