Po vazhdon të jetë e mbyllur për publikun, seanca gjyqësore ndaj ministres së Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari lidhur me rastin ku ishte aksidentuar një vajzë e mitur.
Ministrja është parë në holl të gjykatës së bashku me avokatin e saj.
Aksidenti dyshohet të ketë ndodhur në prill të vitit të kaluar, në lagjen ‘Arbëria’ të Prishtinës, ku ishte aksidentuar vajza.
Pak ditë më parë në media u publikuan edhe pamjet e këtij aksidenti.