Rasti i dhunës në “Orenda”, reagon mesfushori i Real Madridit

Rasti i dhunës në “Orenda”, reagon mesfushori i Real Madridit

Pas rastit të sulmit që ndodhi në Shtëpinë e Pleqve “Orenda” në Pejë, ku një infermiere ushtroi dhunë ndaj një të moshuare, ka reaguar edhe mesfushori i Real Madridit, Dani Ceballos.

Reagimi i Ceballos erdhi në llogarinë e tij në Instagram, i cili shpërndau fotografinë teksa infermiere e godiste të moshuarën dhe më pas të njëjtën në pranga.

Nga llogaria të cilën Ceballos e shpërndau fotografinë shkruhej “fotografia më e mirë që mund të shihni sot”.

Kujtojmë se ndaj tri infermiereve të Shtëpisë së Pleqve “Orenda” është caktuar masa e paraburgimit prej 1 muaji.

Ndërsa, tashmë është revokuar edhe licenca e punës për “Orenda”.

Related Articles