Gjykata Supreme javën e kaluar ka liruar nga të gjitha akuzat Naser Pajazitajn, të dyshuarin kryesor për vrasjen e Donjeta Pajazitaj.
Lidhur me këtë vendim, ka reaguar edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në një konferencë për media.
Ajo është shprehur se është shumë paradoksale që një person dënohet me burgim të përjetshëm të lirohet nga akuzat.
“Për mua është shumë paradoksale që një person dënohet me burgim të përjetshëm nga shkalla e parë. Ndërsa, shkalla e dytë e ulë këtë dënim në 35 vjet, dhe shkalla e tretë e liron krejt.Për mua ky rast është shqetësues, prandaj kam reaguar edhe në Kuvendin e Kosovës, ky rast duhet të hetohet përmes mekanizmave përkatës, pyetja është se kush ka dështuar këtu, pyetja është se a ka dështuar shkalla e parë apo e tretë”, ka thënë Haxhiu.
Ndërsa vëllai i Donjeta Pajazitaj në një intervistë për lajmi.net ka deklaruar se ata janë të bindur si familje që Naser Pajazitaj është autori kryesor i vrasjes së motrës së tyre.