Arrestohet personi që dyshohet se keqtrajtoi një grua në Gjilan

Arrestohet personi që dyshohet se keqtrajtoi një grua në Gjilan

Para disa ditësh, u raportua se është keqtrajtuar dhe dhunuar seksualisht se një grua me probleme të shëndetit mendor në Gjilan, raporton Gazeta Enigma.

Avokati Hamdi Jashari, i cili ka qenë i angazhuar në një rast tjetër të viktimës në fjalë, deklaroi se viktima është një vajzë e moshës rreth 33-34vjeçare, nënë e dy fëmijëve të mitur, të cilët i ka me një person me të cilin ka bashkëjetuar herë pas herë.

Për këtë rast, kryetari i Komunës së Gjilanit, ka bërë me dije se viktima është e sigurt dhe se është vendosur në qendër rehabilituese, teksa fajtori është identifikuar dhe arrestuar nga organet e rendit.

“Rasti i raportuar në media gjatë ditës së djeshme për qytetaren me inicialet A.S na ka tronditur të gjithëve. Si Kryetar kam qenë në komunikim të vazhdueshëm me institucionet e rendit dhe ato shëndetësore.

Ju siguroj se janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme dhe ju njoftoj se viktima tani është e sigurt në duar të institucioneve, e vendosur në rehabilitim shëndetësor. Gjithashtu, organet e rendit kanë trajtuar rastin dhe identifikuar fajtorin e këtij akti të shëmtuar, i cili është arrestuar nga Policia e Kosovës, gjatë mbrëmjes së djeshme”, ka njoftuar Hyseni.

Related Articles