Sot është mbajtur seanca për për korrupsion ndaj dy ish-ministrave të Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi dhe Endrit Shala.
Zyrtari i kësaj Ministrie, dëshmitari Isa Dugolli, rrëfeu për ditën kur kishte punuar në Zyrën e Arkivit si zëvendësues i kolegëve, në të cilën ditë tha se nuk kishte ndodhur asgjë e jashtëzakonshme.
Gjatë dëshmisë pati përplasje mes prokurorit special Milot Krasniqi dhe mbrojtësit të Shalës, avokatit Besnik Berisha.
Deri te kjo përplasje erdhi derisa po dëgjohet dëshmitari Isa Dugolli, i cili po merrej në pyetje nga prokurori Krasniqi.
Pas kësaj, gjykatësja e rastit Violeta Namani-Hajra u tërhoqi vërejtjen prokurorit dhe avokatit, me paralajmërimin që nëse vazhdojnë të ndëhyjnë pa lejen e gjykatës dhe të debatojnë mes vete, atëherë gjykata do të veprojë konform rregullave të Kodit të Procedurës Penale.
Për më shumë detaje ndiqeni videon më poshtë: