Rasti i pronës në Veternik, reagon Bajqinovci

Rasti i pronës në Veternik, reagon Bajqinovci

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka reaguar në lidhje me lajmin se prokurorja e rastit të ‘pronës në Veternik’ është përjashtuar nga ky rast.

Bajqinovci në reagimin e tij thotë se nga ky superskandal vetëm ndërrohet nga rasti prokurorja, asgjë më shumë.

Ai thotë se në lidhje me këtë rast familja ka ekspozuar fakte sipas të cilëve janë përfshirë edhe eksponent brenda sistemit të drejtësisë.

“Pra, nga ky superskandal vetëm ndërrohet nga rasti prokurorja, asgjë më shumë. Ndërkohë, këtu jo vetëm te mbyllja e rastit por edhe te vet prona, familja ka ekspozuar fakte, sipas të cilave qenkan përfshirë edhe eksponent brenda sistemit të drejtësisë” shkruan Bajqinovci.

Kjo pronë dyshohet se u fitua përmes mashtrimit dhe falsifikimit të dokumentave nga zarfi i ardhur në Prishtinë nga Beogradi në të cilin kinse gjendej historiati i pronës 9 hektarëshe.

Related Articles