Rasti i 5-vjeçarit në Lipjan, reagojnë nga ‘Action for Mothers and Children’

Rasti i 5-vjeçarit në Lipjan, reagojnë nga ‘Action for Mothers and Children’

Organizata ‘Action for Mothers and Children’, ka shprehur shqetësim për rastin e 5-vjeçarit në Lipjan, i cili dyshohet se u keqtrajtua nga prindërit.

Kjo organizatë bën thirrje për vënien para përgjegjësisë të autorëve të rastit.

“Bëjmë thirrje për ndërhyrje të menjëhershme për mbrojtjen e fëmijës dhe për vënien para përgjegjësisë, në mënyrë të plotë, të personave përgjegjës. Asnjë fëmijë nuk duhet kurrë të përjetojë dhunë apo neglizhencë”.

“Mbrojtja e fëmijëve nga dëmtimi është një përgjegjësi e përbashkët e familjeve, komuniteteve dhe institucioneve. Çdo fëmijë meriton të rritet i sigurt, me dashuri dhe i lirë nga frika dhe dëmtimi”, thuhet në reagimin e kësaj organizate.

Prindërit e 5-vjeçarit, në rastin që ka tronditur opinionin, janë arrestuar dhe ndaj tyre është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji.

Related Articles