Rasti i rëndë në Drenas, gjenden disa gëzhoja në vendin ku dyshohet se bëri vetëvrasje 63-vjeçari

Rasti i rëndë në Drenas, gjenden disa gëzhoja në vendin ku dyshohet se bëri vetëvrasje 63-vjeçari

Një rast i rëndë ndodhi mbrëmë në familjen Kluna në fshatin Poklek në Drenas, ku një burrë është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij dhe dyshohet të ketë kryer vetëvrasje me armë zjarri. Gazeta Sinjali raportoi se bëhet fjalë për 63-vjeçarin, Agim Kluna, vdekja e së cilit është konfirmuar nga ekipi i mjekëve që ka dalë në vendin e ngjarjes.

Për vdekjen e tij tashmë kanë njoftuar edhe familjarët, teksa ende s’janë bërë të ditura detajet për ceremoninë e varrimit.

Sipas informacioneve të para, rasti ka ndodhur pas orës 18:00, kur Policia mori informacionin dhe intervenoi në vendin e ngjarjes me të gjitha njësitë përkatëse. Në lokacionin ku dyshohet se ndodhi rasti janë gjetur disa gëzhoja, si dhe arma që dyshohet të jetë përdorur nga i ndjeri.

Ndërkohë që ende nuk janë të njohura motivet që e kanë shtyrë 63-vjeçarin drejt vetëvrasjes, burimet thonë se me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti si “Hetim i vdekjes” dhe kanë nisur hetimet që zbardhin rrethanat në të cilat ka vdekur viktima.

Related Articles