Rasti i të riut Artan Zymberaj në Serbi, MPJD ende nuk ka informata zyrtare

Rasti i të riut Artan Zymberaj në Serbi, MPJD ende nuk ka informata zyrtare

I riu me prejardhje nga qyteti i Pejës, shtetas norvegjez, Artan Zymberaj u raportua se ka vdekur në burgun e Sremska Mitrovica në Serbi, pasi u arrestua një vit më parë nga autoritetet serbe.

Nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj), duke cituar mediat norvegjeze, patën njoftuar i ndjeri Artan Zymberi ishte i dënuar me 3 vite burg në mbajtje të dënimit mbi 1 vit, ndërsa në fillim të vitit të ardhshëm do të transferohej në një institucion korrektues në Norvegji, ku do të mbante dënimin e mbetur.

Ndërsa lidhur me rastin janë deklaruar sot edhe nga Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ).

MPJD në një deklaratë për Telegrafin bën të ditur se kjo ministri të premten më 2 dhjetor të këtij viti Misionit i Posaçëm i Republikës së Kosovës në Beograd ka kontaktuar me autoritetet serbe, respektivisht me Zyrën Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë, për ta konfirmuar rastin.

E nga kjo zyrë sipas MPJD-së i është komunikuar se janë duke u përpjekur të marrin të dhënat e nevojshme nga autoritetet tjera serbe.

“Me të marrë njoftimin për rastin e Artan Zymberajt, të premten në mëngjes, më 2 dhjetor 2022, Misioni i Posaçëm i Republikës së Kosovës në Beograd ka kontaktuar me autoritetet serbe, respektivisht me Zyrën Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë, për ta konfirmuar rastin. Nga Zyra Ndërlidhëse e Serbisë në Kosovë na është komunikuar se janë duke u përpjekur të marrin të dhënat e nevojshme nga autoritetet tjera serbe, por deri tani nuk na kanë ofruar ndonjë informatë me të cilën e konfirmojnë rastin”, kanë thënë nga MPJD.

Po ashtu nga MPJD bëhet e ditur se mediat serbe nuk kanë raportuar për vdekjen e Artan Zymberaj.

“Po ashtu, mediat serbe nuk kanë raportuar për vdekjen e Artan Zymberaj. Misioni i Posaçëm i Republikës së Kosovës në Beograd dhe Ambasada e Republikës së Kosovës në Norvegji janë në kontakt dhe në dispozicion të familjes Zymberaj”, thanë ndër të tjera nga MPJ. 

Related Articles