Më 24 tetor 2024, Trupi Gjykues njoftoi se gjykimi në rastin e Januzit, Bahtijarit dhe H. Shalës do të nisë më 14 nëntor 2024, në ora 09:30.
Gjatë kësaj dite, dhe ndoshta edhe të nesërmen, Prokuroria e Shtetit (ZPS) dhe ekipet mbrojtëse të Sabit Januzit dhe Haxhi Shalës do të paraqesin deklaratat e tyre hyrëse, njofton Gazeta Enigma.
Mbrojtja e Ismet Bahtijarit, nga ana tjetër, ka shprehur dëshirën për të paraqitur deklaratën pas përfundimit të provave nga ZPS-ja.
Paraqitja e provave nga ZPS-ja është e planifikuar të fillojë më 9 dhjetor, në ora 09:30./GazetaEnigma/