Rasti më i gjatë i emigracionit në histori të Britanisë përfundon në favor të një shqiptari – zgjati 26 vjet

Rasti më i gjatë i emigracionit në histori të Britanisë përfundon në favor të një shqiptari – zgjati 26 vjet

Një emigrant shqiptar ka fituar të drejtën për të qëndruar në Mbretërinë e Bashkuar pas një beteje ligjore që zgjati plot 26 vjet, në një nga rastet më të gjata të emigracionit në historinë e vendit.

Sipas The Telegraph Gentian Hoti, 41 vjeç, mbërriti në Britani në vitin 1999 në moshën 15-vjeçare, duke kërkuar azil dhe pretenduar se ishte nga Kosova, ndërkohë që në të vërtetë kishte lindur në Shqipëri në vitin 1984.

Në dokumentet e paraqitura ai deklaroi se ishte viktimë e autoriteteve serbe dhe se ishte ndarë nga familja gjatë arratisjes.

Kërkesa e tij për azil u refuzua, por iu dha leje e jashtëzakonshme për të qëndruar deri në vitin 2003. Më pas, Hoti u vu nën kujdesin e autoriteteve lokale dhe në 2004 mori leje qëndrimi me afat të pacaktuar.

Në vitin 2005 ai mori shtetësinë britanike, por në 2010 nisi një hetim për identitetin e tij, dhe në qershor 2019 i u hoq shtetësia me arsyetimin se kishte përdorur “një identitet të rremë”.

Hoti apeloi vendimin, dhe gjykata më në fund vendosi në favor të tij, duke konstatuar se që nga viti 2013 ai kishte pranuar origjinën e tij shqiptare.

Pas më shumë se dy dekadash betejë ligjore, Gentian Hoti e ruan tani të drejtën për të mbajtur shtetësinë britanike.

Related Articles