Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit ka arrestuar edhe dy persona të dyshuar në lidhje me hetimet për rastin “Subvencionet”.
Siç njofton Policia, V.P. dhe P.B. janë intervistuar nën dyshimin e kryerjes së veprave penale – marrja e ryshfetit dhe keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar.
Pas intervistimit, i dyshuari V.P. me aktvendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë, kurse i dyshuari P.B., është liruar dhe lënda ndaj tij do të trajtohet në procedurë të rregullt.
Rasti “Subvencionet” është në zhvillim që nga 2021-ta, ku nën pranga të Policisë e nën hetim të Prokurorisë kanë rënë me dhjetëra të dyshuar, disa prej tyre edhe zyrtarë institucionesh.