Rasti “Subvencioni IV” – aktakuzë kundër dhjetë personave, në mesin e tyre tetë zyrtarë

Rasti “Subvencioni IV” – aktakuzë kundër dhjetë personave, në mesin e tyre tetë zyrtarë

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër dhjetë të pandehurve, prej tyre tetë zyrtarë dhe dy qytetarë, në rastin e njohur si “Subvencioni IV”.

Prokuroria Speciale njofton se personat zyrtarë si të pandehur janë, tre zyrtar nga Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë në Prishtinë, tre zyrtarë të AZHB-së në Regjionin e Pejës, një zyrtarë nga Drejtoria për Bujqësi në Komunën e Istogut dhe një zyrtarë nga Drejtoria për Bujqësi në Komuna e Lipjanit.

Gjithashtu, Prokuroria ka njoftuar se për të pandehurit ekziston dyshimi i bazuar mirë se kanë kryer veprat penale, ‘’Marrje ryshfeti’’ nga neni 421 paragrafi 2 lidhur me nenin 77 Veprat penale në vazhdim të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

‘’Ushtrimi i ndikimit’’ nga neni 424 paragrafi 1 lidhur me nenin 77 Veprat penale në vazhdim të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ‘’Ndihmë në veprën penale Marrje ryshfeti’’ nga neni 421 paragrafi 2 lidhur me nenin 33 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ‘’Mashtrim në detyrë’’ nga neni 419 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 3 dhe me nenin 77 vepra penale në vazhdim të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ‘’Dhënie ryshfetit’’ nga neni 422 paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, si dhe ‘’Mashtrim me subvencione’’ nga neni 324 paragrafi 1 lidhur paragrafin 3 dhe nenin 77 Veprat penale në vazhdim të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Related Articles