Deputetët kosovarë e kanë kaluar projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes në mes të Kosovës dhe Zvicrës për programin e Menaxhimit të Integruar të Burimeve Ujore në Kosovë ka kaluar.
Të 83 deputetët që ishin të pranishëm votuan për duke e kaluar këtë projektligj pa as një votë kundër.
Ministri i Financave i Kosovës, Hekuran Murati, tha se ky projekt pritet të zhvillohet përgjatë dhjetë vjetëve, gjegjësisht në vitet 2021-2031.
Ai tha se projekti ndahet në tri faza, ku qeveria zvicerane pritet të kontribuojë me 18.9 milionë euro, ndërsa Kosova me 5.7 milionë euro.
Faza e parë parashihet të përfundojë në pesëvjeçarin e parë, ku do të investohen 8.2 milionë euro nga Zvicra, dhe 1.7 milion euro nga Kosova./Gazeta Enigma/