Bayern Munich ka pësuar humbje në shtëpi nga RB Leipzig me rezultat 3-1 në kuadër të javës së 33-të të Bundesligës.
Kjo humbje mund t’i kushtojë me titullin e kampionit bavarezëve, pasi që nëse Borussia Dortmund fiton dy ndeshjet e ardhshme, atëherë trofeu i çmuar do tu takojë atyre.
Pjesa e parë edhe pse solli shumë raste u shënua vetëm një gol, me Serge Gnabryn që ishte i saktë në minutën e 25-të.
Por pjesa e dytë solli një situatë krejtër. Konrad Laimer barazoi shifrat në minutën e 65-të me një goditje të saktë brenda zonës (1-1).
Pas dhjetë minutash, RB Leipzig fitoi penallti, ku nga poika e bardhë ishte i saktë Christopher Nkuku për 2-1.
Në minutën e 86-të, mysafirët fituan edhe një penallti, ku kësaj radhe i saktë ishte Dominik Szoboszlai për 3-1.
Bayern Munich ka 68 pikë, një më shumë se Borussia Dortmund që ka një ndeshje më pak, kur kanë mbetur edhe dy ndeshje deri në mbylljen e kampionatit.