Reagimi emocional i Leo Messit pasi Argjentina kaloi në finalen e Copa America

Reagimi emocional i Leo Messit pasi Argjentina kaloi në finalen e Copa America

Lionel Messi ka reaguar me emocione të mëdha dhe ndihet shumë i lumtur e krenar që kombëtarja e Argjentinës arriti në finale të Copa America.

Argjentina fitoi vetëm në penallti (4-2) ndaj Kolumbisë në ndeshjen gjysmëfinale të Copa America, pasi ndeshja e rregullt u mbyll baras 1-1.

Ky triumf dhe kalimi në finale i ka lumturuar të gjithë te kombëtarja e Argjentinës, e në veçanti kapitenin e tyre, Messi. Ai ka reaguar në rrjetet sociale pas arritjes së finales, teksa e ka falënderuar Zotin për emocionet e dhuruara.

“Krenar dhe i lumtur që i përkas këtij grupi!!! Edhe një qëllim i arritur…”.

“Faleminderit Zotit që vazhdoi të më dhurojë këto momente. Le të shkojmë për lavdi”, ka shkruar Messi në profilin e tij. Në finale, Argjentina e Messit do të ndeshet me Brazilin.

Related Articles