Tashmë ka dalë në shesh shpjegimi për reagimin e çuditshëm të Sadio Mane para fillimit të ndeshjes Al Fateh-Al Nassr.
Kur erdhi koha për të përshëndetur lojtarët kundërshtarë pasi dy skuadrat u rreshtuan në fushë, sulmuesi senegalez pati një reagim që tërhoqi vëmendjen pasi përshëndeti lojtarin e Al Fateh, Qassem Lajami.
Ai dukej i hutuar dhe nuk kaloi shumë për të kuptuar pse. Thjesht Sadio Mané nuk e dinte që shoku i tij i skuadrës, Ali Mohammed Lajami, i cili nuk ishte përfshirë në llogaritë e ndeshjes së këtij raundi, kishte një vëlla binjak… po… Qassem Lajami, i cili e bëri të dyshonte se bashkëlojtari i tij po luante me fanellën kundërshtare.
Ja pamjet: