Lela ka pranuar të shoh videon për të cilën u zbritën 5.000 euro.
E pas shfaqjes së videos, ku opinionisti i Big Brother VIP Kosova, Milaim Zeka kishte publikuar në rrjetin e tij social TikTok, një pamje të Lelës me këmbë të hapura, teksa kishte shkruar “Hapet televotimi”, banorët ngelën të shokuar.
Kjo video e cila ka trazuar rrjetin jashtë, nxiti reagimin edhe të banorëve brenda, gjersa komentet e tyre ishin të ashpra kundrejt Zekës.
Madje ata në një moment u ‘solidarizuan’ me Lelën, duke hapur këmbët të gjithë teksa qëndronin të ulur.
Në këtë rast çmimit të madh iu zbriten 5.000 euro, teksa bie në 165.000 euro.
Për të kuptuar më shumë detaje, ndiqeni videon e mëposhtme: