Reagon Abdixhiku për sulmet e VV-së ndaj Çekajt

Reagon Abdixhiku për sulmet e VV-së ndaj Çekajt

Lumir Abdixhiku u ka reaguar sulmeve të anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje, drejt djalit të heroit të Kosovës Sali Çekaj, Hysenit, i cili si kandidat për deputet nga LDK, po befason me vota nga diaspora.

Pretendenti për kryeministër, Lumir Abdixhiku, i quajti këto skena të Vetëvendosjes, ”mllef e vrer për një djalë të ri nga mërgata”, për siç cilëson ai ”vetëm sepse merr vota nga mërgata”.

”Mllef e plot vrer për një djalë të ri nga mërgata, sepse merr vota, merreni me mend, nga vet mërgata.

Nga vendi ku ka kaluar gjithë jetën e tij – me barrën e babës hero mbi supe – dhe me ëndrrën e madhe se një ditë do të kthehet në vendlindje në shërbim!

Në moçalin e madh të pështymave e të konspiracioneve të liga, të partisë që në ambasada mbushë thasë me vota, e në Kosovë nxitë veç helm e vrer, Hysen Sali Çekaj qëndron fort dhe duron me dinjitet gjithë këtë sulm të egër – ende pa nisur mirë karrierën e tij politike.

E sulmojnë sepse duan ta dekurajojnë, njollosin e zhvlerësojnë. Sepse janë me mllef, me shumë mllef, që ai së bashku me ne, theu një mit që s’mendohej se do të thyhej ndonjëherë!

Si një njeri i urtë, si një djalë i jashtëzakonshëm, ai ka më së paku nevojë për mbrojtje. Tani me barrën e re të përfaqësimit, ka veç një mision. Të shenjtin para vetes. Që popullizmin rrënues, atë që po na mbanë peng në urrejtje, ta çrrënjosë me ka krejt, e herën tjetër të dyfishojë këtë mbështetje.

Kokën lartë Hysen!

Ky mision është fisnik për të gjithë ne. Shihe me çfarë duhet ballafaquar këndej!

E juve mërgatë, sërish, për të satën herë, edhe një herë, ju faleminderit!”.

Related Articles