Reagon Ambasada Amerikane në Ukrainë për sulmin ndaj centralit bërthamor

Reagon Ambasada Amerikane në Ukrainë për sulmin ndaj centralit bërthamor

Ambasada Amerikane në Ukrainë po e cilëson si krim lufte sulmin e sotëm rus mbi centralin më të madh bërthamor të Evropës që gjendet në Ukrainë.

“Është një krim lufte të sulmosh një central bërthamor. Bombardimi i centralit bërthamor më të madh të Europës nga Putini e çon sundimin e tij të terrorit një hap më tej”, shkruan Ambasada Amerikane në Ukrainë.

Ndryshe, gjatë natës së mbrëshme ka goditur termocentralin bërthamor ku ka lënë të vdekur tre persona dhe dy të tjerë janë lënduar.

Në lidhje me këtë ka pasur reagime të shumta, derisa edhe presidenti i SHBA-së ka thirrur në takim liderët botëror dhe ka kërkuar që kjo luftë të ndalet./Gazeta Enigma/.

Related Articles