Reagon ambasada amerikane për riatdhesimin e kosovarëve nga Siria

Reagon ambasada amerikane për riatdhesimin e kosovarëve nga Siria

Ambasada e SHBA-së në Kosovë ka përshëndetur vendimin e vendit, në bashkëpunim me Shqipërinë, për riatdhesimin e dy shtetasve kosovarë nga kampet në Siri.

Ambasada e SHBA-së në Kosovë ka përshëndetur vendimin e vendit, në bashkëpunim me Shqipërinë, për riatdhesimin e dy shtetasve kosovarë nga kampet në Siri.Ambasada amerikane me anë të një postimi në ‘Facebook’, ka thënë se një veprim i këtillë është, siç e quajtën ata, shembull për t’u ndjekur nga shtetet e tjera.

“Riatdhesimi i sotëm i qytetarëve kosovarë nga zonat e konfliktit në Siri, grupi i tretë në 4 vitet e fundit, përbën shembull për të tjerët, që duhet ndjekur. Kosova vazhdon të ndjejë përgjegjësinë për qytetarët e saj duke demonstruar lidership global në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit”, thuhet në postimin e ambasadës amerikane në Prishtinë.

Ky operacion është mbështetur nga Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria tha se ka riatdhesuar 13 shtetas të saj.

Autoritetet në Shqipëri bën të ditur se në këtë operacion janë riatdhesuar katër gra dhe nëntë fëmijë, duke bërë që numri i përgjithshëm i të riatdhesuarve të arrijë në 43.

Në prill të vitit 2019, Kosova kishte kthyer 110 shtetas nga Siria, në mesin e të cilëve katër luftëtarë të Shtetit Islamik, 32 gra dhe 74 fëmijë, ndërkaq në korrik të vitit 2021, autoritetet riatdhesuan edhe 11 shtetas nga Siria.  https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fkosovo.usembassy%2Fposts%2F373866331439093&show_text=true&width=500

Related Articles