Ambasada e Britanisë së Madhe në Prishtinë ka reaguar pas renditjes së ulët të Kosovës në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit.
Në një reagim të publikuar në llogarinë zyrtare në Facebook, ambasada ka thënë se janë të shqetësuar me këtë rënie, sidomos pas refzultateve mbresëlënëse që kishte më parë.
“Jemi thellësisht të shqetësuar nga rënia e Kosovës në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit të RSF-së gjatë dy viteve të fundit, pas rezultateve të saj mbresëlënëse më parë. Qeveria e re e Kosovës duhet të mbrojë dhe të ruajë fuqinë e institucioneve të saj demokratike, duke përfshirë sigurimin e një mjedisi të lirë dhe të respektueshëm për gazetarët për të kryer punën e tyre jetike dhe duke punuar me mediat dhe organizatat e shoqërisë civile për hartimin e një Ligji të ri për Komisionin e Pavarur të Mediave” – thuhet në reagim.