Ambasadori i Kosovës për Marrëdhënie me NATO-n, Astrit Zemaj ka reaguar pasi Turqia i hapi rrugën anëtarësimit të Suedisë në NATO.
Ai thotë se së shpejti Suedia do të bëhet shteti i 32-të anëtar i NATO-s dhe i 28 vend njohës i Republikës së Kosovës brenda Aleancës.
“Lajme të mirëpritura nga Samiti i NATO-s në Vilnius.Sekretari i Përgjithshëm i #NATO – s, Jens Stoltenberg ka deklaruar se Presidenti i Turqisë Erdogan, ka rënë dakord të përcjellë protokollin e pranimit të Suedisë në Asamblenë e Madhe Kombëtare té Turqisë sa më shpejt që të jetë e mundur dhe të sigurojë ratifikimin.Pas kësaj, së shpejti Suedia do të bëhët shteti i 32-të anëtar i NATO-s dhe i 28 vend njohës i Republikës së Kosovës brenda Aleancës!”, shkruan Zemaj.