Në media sot u raportua se në fshatin Lladrovc të komunës së Malishevës, janë gjetur rreth 3 mijë fije narkotike të llojit kanabis, me ç’rast është arrestuar edhe një person me emrin Avni Mazreku.
Mirëpo, nuk është Avni Mazreku që njihet publikisht dhe që shpesh shihet në televizione duke dhënë analiza për aktualitetet politike.
Për shkak të shqetësimeve të shumta të miqve dhe të njohurve të tij, Mazreku është detyruar të jap një sqarim publik, duke thënë se nuk është ai i arrestuari për drogë.
“Vëmendje, Po me shkruajnë plotë njerëz në rrjete sociale duke u interesuar për mua. Unë nuk jam personi që e paska emrin e njëjtë, e qenka arrestuar për drogë. Nuk e di as a ka lidhje ai person me ndonjë kolegj privat. Nëse qëllimi ka qenë me lidh me emrin tim, do të marrë masa ligjore ndaj portalit në fjalë”, ka njoftuar Mazreku.