Andin Hoti, djali i Ukshin Hotit ka reaguar pas lajmit të publikuar gjatë të hënës së 27 shtatorit, ku ndër të tjera ai ka thë se liria e medias kur keqpërdoret vret dhe terrorizon, shkruan Gazeta ‘Enigma’.
“Liria e medias është vërtet armë e rëndësishme për demokracinë dhe qytetarët, por kur ajo keqpërdoret vret dhe terrorizon”, ka shkruan Hoti në llogarin e tij në Facebook.
Njëherit është shprehur se “Shqetësimi që na ka shkaktuar mua dhe gjithë familjes publikimi i lajmit të rremë sot nga Albanianpost me titull: “Ekskluzive: Ukshin Hoti kthehet në Kosovë”, nuk është pasojë vetëm e joprofesionalizmit dhe mungesës së etikës, por edhe i tepruar e i papranueshëm në aspektin njerëzor”.
Hoti ka shkuar se pas një degradimi të tillë kërkoj nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës që të reagojë dhe të distancohet publikisht ndaj këtij mediumi dhe autores.
“I revoltuar nga një degradim i tillë komunikimi me ndjenjat e familjeve, kërkoj nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës që të reagojë dhe të distancohet publikisht ndaj këtij mediumi dhe autores, e cila ka lansuar një të pavërtetë të rëndë e tronditëse, duke shkelur parimet profesionale dhe etike të gazetarisë. Jo vetëm që s’ka denjuar të verifikojë “burimet” te Komisioni që merret me çështjen e personave të zhdukur me forcë, por nuk ka treguar as maturi profesionale e morale pas reagimit tim mohues ndaj këtij lajmi”.
Ku krejt në fund ai ka njoftuar se do të ndërmarr hapat procedural për të ngritur padi ndaj këtij mediumi dhe gazetares në fjalë.
“Krahas indinjatës së thellë si Kryesues i Komisionit për degradimin etik e profesional në këtë rast, nuk më duket rastësi që kjo ndodh vetëm një ditë para takimit rajonal për fatin e personave të zhdukur në Podgoricë, ku përfshihet edhe Serbia!?Sidoqoftë, lidhur me këtë lajm të rremë dhe për shkak të shqetësimit të familjes e opinionit në përgjithësi, do të ndërmarr hapat procedural për të ngritur padi ndaj këtij mediumi dhe gazetares në fjalë.Të pavërtetat, sado interesante apo ekskluzive që mund të duken, mbeten të dëmshme dhe të dënueshme”, ka shkruar Hoti./Gazeta Enigma/