Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për deklaratën e tij për Referendumin e Preshevës të vitit 1992.
Sipas Arifit, Kurti idenë e Referendumit e ka quajtuar fantazi dhe ëndërr të preshevarëve.
Më tej, Arifi ka thënë se sipas Kurti, “më mirë Zajdenica se Presheva në Kosovë”.
“Deklarimet e Albin Kurtit në Paris, që shpërfaqin të vërtetat e tij mbi idenë e Referendumit të Preshevës. Ashtu siç e kam thënë me kohë, Albin Kurti e ka varrosur aspiratën për bashkëngjitje të Preshevës me Kosovë. Në Paris, idenë e Referendumit të vitit 92, e quajti fantazi dhe ëndërr të preshevarëve dhe parardhësve të tij homolog të cilët i quajti monark e feudal.”
“Ai madje, u pa ngushtë me çështjen e reciprocitetit, sepse e ka ditur që reciprocitetin e premtuar nuk e realizon, tani flet për simetri të të drejtave gjë që poashtu e ka ditur që nuk mund të jetë njëlloj për të gjitha vendet! Sipas Kurtit, më mirë Zajednica se Presheva në Kosovë!” – ka shkruar ai në rrjetin social “X”.
Shkrimi i plotë:
Deklarimet e Albin Kurtit në Paris, që shpërfaqin të vërtetat e tij mbi idenë e Referendumit të Preshevës.
Ashtu siç e kam thënë me kohë, Albin Kurti e ka varrosur aspiratën për bashkëngjitje të Preshevës me Kosovë.
Në Paris, idenë e Referendumit të vitit 92, e quajti fantazi…— Shqiprim Arifi (@arifishqiprim) November 13, 2023