Gjkatë të shtunës në Itali ka ndodhur një ngjarje tragjike, raporton Gazeta “Enigma”.
Mediat atje kanë raportuan se një 21 vjeçar nga Kosova e ka humbur jetën në vendin e punës.
Pashtrik Krasniqi, u godit nga rryma derisa po punonte në një platformë në lartësi prej gjashtë metrash.
Për vdekjen e të riut, ka reaguar babai i cili shprehu dhimbje të madhe për rastin tragjik.
“Ma këpute shpirtin Pashtrik. Biri im, Allahu të paska dashur më shumë se të gjithe ne. Lus Allahun të jesh njëri prej banorëve të Xhenetit”, shkroi ai në Facebook.