Bekim Haxhiu, deputeti i PDK-së, i ka reaguar shefes së Grupit Parlamentar të VV—së, Mimoza Kusari-Lila, pasi që kjo e fundit dëgjohet duke folur për Haxhiun në përgjimet e publikuara nga ‘Nacioale’ me Sllavko Simiq të Listës Serbe.
Haxhiu përmes një postimi në Facebook, ka shkruar “Albin dhe Mimozë: A e dini bre kush jeni ju? Ju jeni llumi i shoqërisë kudo që folët shqip?!”
Ai tutje ka thënë se VV-ja shkojnë të Radojçiqi pa hezitim këta tradhtarë, kolaboracionista, mashtrues, rrenca, hajna, shpiuna.
“LVV ️ Krejt dhe Drejt️ te Radojçiqi! Te ai shkojnë pa hezitim këta tradhtarë, kolaboracionista, mashtrues, rrenca, hajna, shpiuna…!!!” – ka shkruar Haxhiu.
Postimi i plotë:
“Albin & Mimozë: A e dini bre kush jeni ju? Ju jeni llumi i shoqërisë kudo që folet shqip?!
LVV ️ Krejt dhe Drejt️ te Radojçiqi!
Te ai shkojnë pa hezitim këta tradhtarë, kolaboracionista, mashtrues, rrenca, hajna, shpiuna…!!!
Kërkesën e qytetarëve për Trustin dhe Ligjin për Veteranët e UÇK-së i keni diskutu për me i rrëzu me Listën Serbe.
Turp ju qoftë!
Kolaboracionista/e, bashkëpuntorë/e te kriminelëve që ofendojnë ushtarët e plagosur të UÇK-së që kanë derdhur gjak për lirinë e vendit.
Me çfarë ftyre qëndroni në ulëset e Kuvendit të Kosovës së lirë.
Albin, çka ke me ju thanë sot nënave gjakovare, ushtarëve të UÇK-së , familjeve të dëshmorëve, të martirëve dhe të zhdukurëve.
Deri dje na keni shpiunu te armiku sot po na shani para armiku.
Këta jeni ju, tradhtarë e trushpërlarë.
Sa herë te na shani para armikut, nuk na ofendoni, por na bani nderë.
Jemi mësuar me të tilla sharje, spiunazha prej UDB-es, ju veç po e vazhdoni misionin e saj.
Me të tillë mendësi jugonistalgjike jemi përballur çdo ditë para lufte e po vazhdojmë edhe sot”.