Reagon Borrell pas kërkesës së Ukrainës për anëtarësim në NATO

Reagon Borrell pas kërkesës së Ukrainës për anëtarësim në NATO

Shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borell, vlerësoi se anëtarësimi i Ukrainës në NATO “nuk është një çështje themelore në këtë moment”.

Në një intervistë për televizionin spanjoll 24 Oras, duke folur për kërcënimin bërthamor të presidentit rus Vladimir Putin, ai vlerësoi se një rrezik i tillë ekziston.

“Këto kërcënime e izolojnë më tej Rusinë, por ato ende duhet të merren seriozisht,” tha Borell.

Borell shtoi se duke aneksuar katër territore ukrainase në Rusi, Putini po e bën të vështirë, madje të pamundur, përfundimin e luftës, shkruan Euronews.

Ai theksoi se është e rëndësishme të vazhdohet me mbështetjen e mëparshme për Ukrainën dhe me sanksionet ndaj Rusisë, të cilat, siç pretendon ai, po japin efekt.

Related Articles