Kryediplomati evropian, Jospe Borrell, ka reaguar pas sulmeve me shok-bombë ndaj një patrulle të EULEX-it në Zveçan, duke thënë se barrikadat duhet të hiqen menjëherë nga grupet serbe.
“BE nuk do të tolerojë sulmet ndaj EULEX-it ose përdorimin e akteve të dhunshme kriminale në veri. Barrikadat duhet të hiqen menjëherë nga grupet e serbëve të Kosovës. Duhet të rivendoset qetësia. EULEX-i do të vazhdojë të koordinohet me autoritetet e Kosovës dhe KFOR-in. Të gjithë aktorët duhet të shmangin përshkallëzimin”, ka shkruar Borrell.
/Gazeta Enigma/