Reagon Butrinti pasi u tha se i dërgoi mesazh Jorit në ‘Big Brother VIP’

Reagon Butrinti pasi u tha se i dërgoi mesazh Jorit në ‘Big Brother VIP’

Butrint Imeri ka reaguar lidhur me mesazhin që u shfaq në emrin e tij në “Big Brother VIP”.

Një mesazh shumë i papritur ka shkuar sot në shtëpinë e famshme. Sipas asaj që u shfaq në ekran Butrinti i ka dërguar një mesazh Jorit. 

“Një bukuroshe si ti, mirë se të vish në Kosovë!”- shkruhej në mesazhin që mbante dërguesin: B…. Imeri KS.

Mirëpo, Butrinti ka reaguar indirekt rreth kësaj në Instagram duke e mohuar.

“Dikush do të prish emrin tim. Dikush do të bëj zhurmë. Kjo është jeta”- shkruhet në status. Më pas ka postuar edhe një video të Hasbullës, personazh viral në mediat sociale duke qeshur.

Pas hyrjes ajo e përmendi atë para Luizit duke e provokuar dhe duke thënë se është ish-i Kiarës. Kjo gjë preku edhe Luizin i cili i tha Jorit se e ka prekur në pikën e dobët.

Related Articles